75 mijë euro me shitjen e qumështit, kur vr@tet një baba. Djali tregon skenarin
Kasaforta me 75 mijë euro, është shkaku që çoi në krimin më monstruoz në Shën Vlash të Durrësit. Enver dhe Esmerald Balla u përfshinë në një sherr që degradoi deri në vrasjen e 62-vjeçarit nga dora e të birit, i cili më pas inskenoi edhe zhdukjen e tij. Në pranga ka rënë edhe shoku i Esmerald Ballës, i cili e ndihmoi të hedhë trupin e viktimës në pus.
Paratë familja kishte kursyer ndër vite nga puna kryesisht në blegtori dhe prej vitesh shisnin edhe qumësht në lagjet e Durrësit. Djali Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi të re pranë asaj që banonte bashkë me të atin, gruan dhe dy fëmijët e tij. Dy vëllezërit i kishte në Itali, ndërsa motrën e martuar. 30-vjeçari në dëshminë e tij ka pretenduar se kishte shkuar në banesë për të marrë para që të paguante firmën e ndërtimit që po bënte punimet për shtëpinë e re. Djali ka deklaruar se ka konstatuar se paratë mungonin në kasafortë dhe ka nisur debati me të atin për paratë.
Sherri për paratë ka vijuar sërish, ndërsa të dy po shkonin në stallën në pronësi të tyre. Djali ka pretenduar se i ati ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka drejtuar për ta vrarë. Ai pretendon se i ka kapur armën për t’ia larguar nga duart, por arma është shkrehur dy herë duke lënë të vdekur 62-vjeçarin.
Kasaforta e prerë me gur fresibël dhe që ishte në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se “zhdukja” e babait të tij Enver Balla nuk ishte rastësore. Djali ka prerë kasafortën dhe që prej momenteve të para që bëri denoncim në polici, hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij. Gjithsesi qëndruan të ftohtë dhe e mbajtën në vëzhgim pa e trazuar apo akuzuar.