75 vjet pas Konferencës së Mukjes, debat mes historianit Butka dhe Kasmi

Historiani Uran Butka dhe historiani Marenglen Kasmi kanë debatuar mbrëmë për atë që ndodhi në Konferencën e Mukjes 75 vjet më parë nga data 1 deri më 3 gusht 1943. Të ftuar të gazetarit Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Uran Butka paraqiti disa dokumente që i ka botuar së fundi në librin  “Marrëveshja e Mukjes, shans i bashkimit, peng i tradhëtisë” dhe që sipas tij arsyea kryesore e prishjes së konferencës ishte Kosova dhe qëllimi i Hoxhës për të marrë pushtetin që gjatë luftës.

Historiani Kasmi e hodhi poshtë këtë duke nxjerrë një dokument që botohet për herë të parë  dhe që ai e bëri publike mbrëmë. Është një raport i detajuar i Legatës gjermane në Tiranë që informonte Berlinin për gjithçka që kishte të bënte me Konferencën e Mukjes, pjesmarrësit, synimet dhe gjithçka që u arrit.

Sipas Kasmit kjo tregonte jo thjesht bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me gjermanët por kontrollin që kishin ndaj tyre. Madje historiani shkoi deri atje sa tha që pikat e marrëveshjes i kishin hartuar gjermanët. Kasmi tha se ekzsitone dhe një informacion tjetër që një nga eksponetët e Ballit Vehbi Frashëri ka kontaktuar me gjermanët dhe u ka kërkuar atyre që në korrik të vinin në Shqipëri duke u treguar besimin e Ballit ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historiani Butka e hodhi poshtë këtë konkluzion duke thënë se është fatkeqësi që edhe sot flitet me gjuhën e historiografisë komuniste. Butka dhe Kasmi debatuan dhe për pasojat që solli prshja e marrëveshjes së Mukjes. Sipas Butkës ishte vetëm Enver Hoxha që donte të merrte pushtetin që në luftë ai që e shkatërroi këtë marrëveshje në ndikimin e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për Kasmin kjo nuk ishte e vërtetë sepse fajtor për shkatërrimin e  marrëveshjes ishin ballistët që sipas tij edhe atëherë edhe tani bëjnë viktimën por ishin ata që u interesonte prishja e marrëveshjes sepse ata nuk luftonin pushtuesit.

Sipas proçesverbalit  të mbledhjes 74/1), të dyja këto organizata u përfaqësuan nga këta. delegatë:

 Delegacioni i Ballit Kombëtar                                     

1 .Z Av.Hasan Dosti

2. Z.Mid’hat  Frashëri

3 .Av.Thoma Orollogai

4. Av.Skënder Muço

5. Komandant Hysni Lepenica

6. Prof.Isuf Luzaj

7. Komandant Kadri Cakrani

8. Major  Rauf Fratari

9 .Prof.Nexhat Peshkëpia

10.Av.Halil Mëniku

11.Kom.Ismahil Petrela

12.Prof.Vasil Andoni

Delegacioni  i Këshillit të Përgjithshëm NÇ

1. Major Abaz Kupi

2. N/Kolonel Jahja çaçi

3. Kom.Myslim Peza

4.Dr.Ymer Dishnica

5.Z.Mustafa  Gjinishi

6.Dr.Omer Nishani

7.Dr.Sulo Bogdo

8.Z.Stefan Plumbi

9.Z.Shefqet Beja

10.Z.Medar Shtylla

11.Z.Haki Stërmilli

12.Gogo Nushi

DEKLARATA TË BËRA PËR KONFERENCËN E MUKJES

NIKOLLA PANO, historian shqiptaro-amerikan

“Enver Hoxha dhe komiteti qëndror i PKSH ishin të gatshëm të pranonin marrëveshjen por u penguan nga Svetozar Vukmanoviç Tempo, ambasadori shëtitës i Titos në Ballkan i cili kishte rastisur gjatë kësaj periudhe në Sjhqipëri”.

 BERND FISCHER, historian nga SHBA

“Qëndrimi i Enver Hoxhës për marrëveshjen e Mukjes i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe një farë kapitali politik. Fundja Balli Kombëtar nuk mund të mbahej kështu përgjegjës për prishjen e marrëveshjes”.

ENVER HOXHA, sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë

“…Mukjen ne e morëm për një gjë formale, ku do të venim më tepër t’i thoshim të katër të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart para popullit për veprimet që do bënim më vonë”. 

HARRY FULTZ, drejtor i Institutit amerikan në Tiranë.

“Balli Kombëtar ndoshta kërkonte ndonjë arsye për të prishur marrëveshjen kur u bë e qartë se mund të kishte një shans për të punuar me gjermanët. Për këtë arsye qëndrimi i Hoxhës i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe njëfarë kapitali politik”. 

 REGINALD HIBBERT, oficer i shërbimit sekret anglez në Shqipëri.

“Grisja e marrëveshjes së Mukjes nga Hoxha e bëri të pamundur bashkimin dhe ishte kambana e luftës civile. Kjo ishte pika në të cilën lufta civile ndërmjet Frontit NÇL dhe BK u bë e sigurt dhe e pakthyeshme”.

/Channel One/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?