7546 misione nga Urgjenca Mjekësore gjatë prillit

Qyteti i Tiranës ka tashmë një flotë të rinovuar autoambulancash, të cilat ofrojnë një standard të ri në shërbimin e urgjencës mjekësore. Tre spitalet universitare janë pajisur me autoambulancat e reja, të cilat, falë aparaturave moderne, mundësojnë ofrimin e shërbimit edhe në banesë. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore gjatë muajit prill kreu 7546 misione me shërbim në kohë dhe bashkëkohor për qytetarët.

“Me flotën e re të 37 autoambulancave moderne dhe stafit të trajnuar të Urgjencës Mjekësore i përgjigjemi më shpejt në kohë dhe me cilësi qytetarëve. Telefono 127 për çdo emergjencë mjekësore”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në total janë 37 autoambulanca të reja në të gjithë vendin. Riorganizimi i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka bërë që numri i thirrjeve për ndihmë që priten falë sistemit të ri të integruar të kësaj njësie të 4-fishohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?