”78% e mjekëve duan të largohen”, Shehu: Janë 6 arsye
Ish- ministri i Shëndetësisë, Triran Shehu ka dhënë 6 arsye që argumentojnë dëshirën e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetin social facebok, Shehu thotë se aktualisht raporti i mjekëve është një mjek për 1000 banorë, e sipas tij, Shqipëria gjendet në nivelet e Afrikës Qendrore. Shehu shkruan më tej se rënia e numrit të mjekëve konsiston me plagët e thella që ka sistemi shëndetësor. Statusi i ish-ministrit të Shëndetësisë, vjen pas publikimit të raportit se 78% e mjekëve duan të ikin nga Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

