8 Dhjetori, Xhixho: Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë
Në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ka reaguar edhe Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho.
Në rrjetet sociale, Xhixho publikoi një mesazh të disa të rinjve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke shtuar se sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe për përkushtimin.
“8 dhjetori – dita e rinisë: Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, ka nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e tyre. Por edhe të rinjtë kanë nevojë ta ndjejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, kanë nevojë për ngrohtësinë dhe dashurinë e saj. Ky është mesazhi që përcjellin Blerina, Toni, Albina, Andela dhe unë jam e lumtur që ata zgjodhën ta përcjellin përmes meje mesazhin e tyre”, u shpreh nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.