8 policë shqiptarë, pjesë e sigurisë së “Euro 2016”

8 oficerë të policisë shqiptare nisen sot drejt Francës, si pjesë e masave të sigurisë të Kombëtares së futbollit dhe tifozëve kuqezi.

TemA ka mësuar se grupi kryesohet nga Drejtori i Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) Niko Brahimaj dhe ka në përbërje oficerë të INTERPOL, specialistë të rendit dhe të forcave RENEA.

Trupa e policisë shqiptare do të ndihmojë për sigurinë jo vetëm të Kombëtares së futbollit, por edhe të grupimeve të tifozëve, duke shkëmbyer informacion me policitë partnere për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Angazhimi i forcave policore shqiptare është parashikuar 18 ditë, por nëse Kombëtarja arrin rezultate pozitive duke kaluar fazën në grupe, atëherë do të shtyhet qëndrimi në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?