8 rrugët e tjera të vendit që do bëhen me pagesë

Gati të gjitha akset që lidhin vendin drejt jugut dhe veriut, tashmë sipas një strategjie të qeverisë, do të jepen me koncesion.

Strategjia e taksimit të rrugëve është rekomanduar nga BERZH dhe sipas saj tarifa që do të paguajnë në të ardhmen varjon nga 0.5 euro, në 3.5 euro për kilometër (shiko tabelën).

Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve, të zhvillohet në 3 faza. Për zbatim të menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugët Tiranë-­Durrës, Tiranë­-Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm pak ditë më parë një nga akset më kryesore të vendit, Rruga e Kombit u dha me koncesion. Sipas kësaj marrëveshje, drejtuesit e automjeteve që do të qarkullojnë aty, do të jenë të detyruar të paguajnë 5 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?