80 plumba drejt makinës së tij/ Motra e Kamer Idrizit: Të kisha pikë të dobët

Me një postim prekës në rrjete sociale, motra e biznesmenit shqiptar, Kamer Idrizi, i cili u vra në mes të Shkupit ka prekur me historinë që ka treguar. Ajo thotë se Kameri ishte pika e saj e dobët, dhe se ajo kishte humbur edhe vëllanë tjetër, Enverin.

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin që e kisha pikë të dobët që e kishte aromën e babit tim Zoti na takoftë në Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri që të deshti më shumë se veten”, shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00 në lagjen Butel 2. Në momentin e krimit, viktima ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?