81 banesa të dëmtuara rëndë në Lezhë, banorët e kalojnë natën në hotel dhe tek të afërmit
Dëme nga tërmeti ka patur në shumë pallate edhe në qytetin e Lezhës. Nga verifikimet disa rezultojnë të pabanueshëm. I tillë është pallati numër 47 në bllokun e banimit pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës. Objekte ka pësuar çarje nga të gjitha anët dhe rrezikon shembjen. Pjesa më e madhe e banorëve po qëndrojnë jashtë, por ka dhe prej atyre që sfidojnë frikën dhe vijojnë të jetojnë aty.
Në Bashkinë e Lezhës deri më tani rezultojnë 81 objekte të pabanueshëm, ndërsa qytetaret e ngelur të pastrehe një pjese po qëndrojnë tek të afërmit e tyre e të tjerë janë strehuar në hotelet e Shëngjinit.