87-vjeçarja fitoi luftën me Covid-19 por vdes nga zemra
Një 87-vjeçare mundi të shërohej nga virusi por humbi jetën mesditën e sotme në spitalin e Fierit pasi vuante nga zemra. Maria Delia ishte diagnostikuar me Covid-19 së bashku me të shoqin dhe ishin shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. I shoqi nuk mund të fitonte dot betejën me Covid-19 dhe humbi jetën, ndërsa e shoqja doli fitimtare nga kjo betejë. Pasi doli negative në dy testet e fundit të koronavirusit, ajo u largua nga Infektivi në Tiranë dhe për shkak të problemeve me zemrën u dërgua në Spitalin e Fierit për kurim, por nuk mundi do të mbijetojë duke humbur jetën mesditën e sotme (28 prill). Ajo vdiq 15 ditë pasi i shoqi kishte humbur jetën nga virusi.