9 autobusë nga Greqia drejt Bularatit
Mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia në drejtim të Bularatit ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e Konstantinos Kacifas.
”Ant 1”, raportoi se nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi-Shqipëri, nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë.
Gjatë natës janë planifikuar disa autobusë të tjerë me itinerare nga qytete të ndryshme të Greqisë me destinacion Bularatin. Ndërkohë, bëhet e ditur se disa autobusë por dhe mjaft automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në kufirin greko-shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

