9 të rinj bënin gara shpejtësie me makina të modifikuara – EMRAT e të shoqëruarve

Rrugët periferike por edhe qendra e kryeqytetit janë kthyer në pista garimi për të rinjtë që kërkojnë adrenalinën pa marrë parasysh rrezikun si për jetën e tyre ashtu edhe për të tjerët që përdorin rrugën.
Një tjetër operacion i policisë ka sjellë shoqërimin e 9 personave, të gjithë djem të rinj të cilët bënin gara shpejtësie me makina super luksoze “Mercedes Benz”, “BMW”, “Volkswagen”, etj.
6 prej tyre sipas policisë bënin gara tek sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa 3 të tjerë në Sauk, në rrugën që të çon tek TEG.
TË RINJTË E SHOQËRUAR
Skerdi Asllani
Albert Malliku
Ledio Paturri
Ledo Ndini
Klajdi Kodra
Alban Zaka
Ilia Vangjeli
Joni Elezi
Më 19 tetor 5 të rinj të tjerë u shoqëruan nga policia pasi bënin gara shpejtësie me makina luksoze. Policia sekuestroi makinat e tyre. Ata u konstatuan duke garuar me njeri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazë së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik, duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës.
KOHA JONË SONDAZH

