9 tërmete goditën dje Shqipërinë

Plot 9 tërmete kanë goditur Shqipërinë gjatë ditës së djeshme. Sipas të dhënave nga Instituti i i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit zona më e goditur ka qenë Tirana (6). Tërmetet kanë qenë të lehtë, me magnitudë nga 2-3.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 29 km në lindje të Tiranës, në Bizë. Tërmetet kanë qenë me thellësi nga 4 km deri në 7 km. Lëkundjet janë ndjerë nga ora 21:01 deri në orën 22:05, i fundit ky.

Ndërkohë në orën 22:04 lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Bulqizë, ndërsa më herët rreth, orës 5:23 të pasdite një tërmet me magnitudë 2.6 ballë ka goditur Rrëshenin. Lëkundje me magnitudë 2.3 ballë janë regjistruar edhe në Fierzë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?