9 viktima në 24 orët e fundit në Itali, rritet numri i rasteve me Covid-19

Numri i rasteve me koronavirus ka pësuar një rritje edhe në Itali gjatë ditës së sotme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 234 persona me Covid-19, ndërsa të shtunën ishte 188 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë. Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirus.

Në rajonin e Ligurias nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?