90 gra u dënuan për ndërtime pa leje, asnjë burrë pas hekurave
Peotja e njohur, Mimoza Ahmeti është gruaja e fundit e dënuar nga Gjykata e Tiranës për ndërtim pa leje. Referuar shifrave, në burg nuk janë ndërtues e sipërmarrës që ndërtojnë pallate, por gratë.
Referuar të dhënave nga ”Open Data Albania”, gjatë vitit të kaluar, 90 gra janë dënuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm. Në total për vepra të ndryshme penale janë dënuar 698 gra dhe vajza. 70% e të dënuarave janë për krime dhe 30 % për kundërvajtje penale.
Pak kohë më parë, ministrat Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku ofruan skena të tilla, të habitur nga disa ndërtime pa leje në kryeqytet. Shfaqje të tilla mbesin vetëm fasadë, ndërsa ligji vepron vetëm mbi më të varfërit, më të pambrojturit dhe sigurisht mbi gratë.