
Në SPAK janë depozituar 91 kallëzime për krimin zgjedhor, 55 prej tyre janë nga partitë politike, kryesisht nga PD.
Deri në këto momente SPAK ka regjistruar 33 hetime penale sa i përket krimeve zgjedhore dhe 29 janë për dyshime për veprën penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv gjatë procesit zgjedhor, 2 janë për përdorim të funksioneve publike dhe një është për përdorimin e të dhënave vetjake.
Një ditë më parë edhe kryeprokurori Olsian Çela kërkoi nga vartësit e tij zbardhjen e çdo krimi zgjedhor para dhe pas procesit zgjedhor. Ai u kërkoi atyre hetime të plota dhe të shpejta për çdo pretendim të ngritur dhe për çdo hetim të nisur nga SPAK dhe prokuroritë.