91 votues nga 929 në një QV, në Nartë bie qetësia

Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi. Në fshatin Nartë në Vlorë, duket se ka rënë qetësia. Atje ka një numër shumë të vogël të personave që kanë votuar. Janë 4 qendra votimi. Në njërën prej tyre, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm 91 prej tyre.

Në tre të tjerat situata është e tillë: 84 votues nga 939 zgjedhës në QV-në tjetër, 80 votues nga 936 në tjetrën dhe 80 votues nga 920 persona në të fundit.

Sipas kryeplakut të fshatit votimi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pa konflikte, por siç tregojnë shifrat, pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të dhëna më konkrete për secilin qark informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?