98 të ndëshkuar si shkelës të rregullave të qarkullimit

Rrugorët e kryeqytetit kanë ushtruar kontrolle në Rrugën e Dibrës dhe bulevardin “Zogu i Parë”, ku janë verifikuar dhe konstatuar të pushuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 98 automjete të ndryshme, të cilat janë ndëshkuar sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor shqiptar.

“Rruga është zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, parashikuar në nenin 2 të Kodit Rrugor, sipas të cilit kategoritë respektive të përdoruesve të rrugës duhet ta lexojnë dhe kuptojnë në mënyrë korrekte dispozitën e sipërpërmendur, veçanërisht drejtuesit e mjeteve që pushojnë dhe qëndrojnë ku të munden, pa menduar për shkeljen, problemet që shkaktojnë dhe aq më pak për efektet financiare që rendojnë në xhepat e tyre, nga sanksionet administrative”, njofton policia.

SHKARKO APP