Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A distancoheni nga dhuna? Lala përplaset me Cakën, zv.ministrja: Ka efektivë nën hetim

Aktualitet E enjte, 22 Tetor 2026 21:10
A distancoheni nga dhuna? Lala përplaset me Cakën, zv.ministrja: Ka efektivë nën hetim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Debati për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve është zhvendosur në studion e “Të Paekspozuarit”, ku zv.ministrja e Brendshme, Silva Caka, ka dhënë qëndrimin e saj për veprimet e Policisë së Shtetit gjatë protestës. Në një lidhje me studion, Caka deklaroi se situata ka kaluar në disa faza, duke pranuar se fillimisht policia ka qenë e qetë, ndërsa më pas ka reaguar në përputhje me përshkallëzimin e situatës nga një pjesë e protestuesve. Ajo pranoi gjithashtu se në disa raste mund të ketë pasur tejkalim të detyrës nga efektivët. “Për sa kohë kemi policë të pezulluar, është tejkaluar detyra, ku efektivët e policisë ndoshta kanë kryer veprime që do t’i nënshtrohen hetimit”, u shpreh zv.ministrja, duke theksuar se rastet po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Gjatë debatit, gazetarja Klodiana Lala i kujtoi Cakës qëndrimet e saj të mëparshme ndaj Policisë së Shtetit, kur ishte përfaqësuese e LSI-së, duke i kërkuar të distancohet nga dhuna e ushtruar ndaj protestuesve.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Pretendohet se ka pasur dhunë brutale ndaj protestuesve. Cili është qëndrimi juaj?

Caka: Në fakt, mendoj se kanë ekzistuar të tre skenarët: edhe një polici që ishte e qetë dhe e nënmenaxhoi situatën, edhe pas përshkallëzimit nga protestuesit, jo ata paqësorë, përshkallëzoi edhe policia. Pastaj ekziston edhe rasti kur, për sa kohë kemi policë të pezulluar, është tejkaluar detyra, ku efektivët e policisë ndoshta kanë kryer veprime që do t’i nënshtrohen hetimit. Nuk ka lidhje me shtypjen e protestës me dhunë, por ka qenë reagim ndaj elementëve që donin ta shfokusonin nga protesta paqësore në një protestë që djeg. Nuk e di cili ishte mesazhi që donin të përcillnin përmes këtyre veprimeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lala: Zv.ministrja është e njëjta që e konsideronte policinë të kriminalizuar, ndërsa tani është në një tjetër pozicion.

Rakipi: Nuk e ka thënë.

Lala: Kemi raste plot. E vetmja gjë që duhet të bëjë zv.ministrja është të kërkojë falje dhe të distancohet nga Policia e Shtetit. Minimalisht, si zonjë dhe si zv.ministre, duhet të distancohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Caka: Klodi, mendoj se është e panevojshme, sepse nuk jemi këtu të flasim as për mua dhe as për ty.

Lala: Nuk fola për ju, fola për Silva Cakën si ish-pjesëtare e LSI-së dhe sot si zv.ministre e Brendshme.

Caka: Sigurisht që unë nuk ndryshoj nga ato që kam thënë. Nëse kujtohesh, patjetër që nuk i kam përgjithësuar kurrë të gjithë policët, por në çdo protestë edhe i kam mbrojtur.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

Lala: Distancoheni apo jo nga dhuna?

Caka: Si nënë, si grua dhe si qytetare e këtij vendi, një ndjesë qytetare për çdo njeri që, për arsye të anarkisë, mund të ketë pësuar një dëm në kurriz të tij. Sigurisht që jo vetëm unë, por çdo punonjës i Policisë së Shtetit mund të ketë një ndjesë për çdo qytetar që është përballur ose prekur nga veprimtaria e Policisë së Shtetit. Ajo që është më e rëndësishme për mua është se policia ka ditur të vetëkorrigjohet. Rastet kur ka pasur tejkalim janë pezulluar dhe janë në hetim nga AMP-ja.

Lala: A ka Ministria e Brendshme një qëndrim për kapuçzinjtë që dolën nga Ministria dhe u bashkuan me protestuesit? Po për zyrtarët që ishin me maska dhe qëndruan brenda PS-së, duke krijuar përplasje të fortë me protestuesit?

Caka: Unë e kam parë atë video dhe, me aq sa kam mundur të shoh të gjithë zonën, nuk më duket si zonë e Ministrisë së Brendshme. Nuk kam asnjë informacion që kanë dalë nga Ministria e Brendshme.

Lala: Kemi pamje filmike. A mbrohet një seli nga paramilitarë?

Caka: Në pamjet filmike që unë kam parë, nuk kanë dalë nga Ministria e Brendshme.

Lala: A mbrohet PS-ja nga paramilitarë?

Rakipi: Rama dhe Balla thanë se janë militantë të PS-së. Ata thanë se ishin njerëz të PS-së dhe se ata mbrojnë partinë.

Caka: Unë nuk jam anëtare e PS-së dhe nuk jap mendime se si organizohen partitë politike në vetvete.

Rakipi: Në ditët në vijim, nëse protesta do të jetë në gjendje revolte, a ka marrë policia trajnime për të operuar në mënyrë normale?

Caka: Në fakt, policia e ka pjesë të procedurave të veta mënyrën se si e përballon një protestë. Janë procedura që zbatohen në bazë të situatave që mund të lindin nga momenti në moment. Elementet për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike i vendosin trupat operacionale në bazë të komandës së tyre, nëse ka përshkallëzim.

Etiketat e lidhura

CakaLalaprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.