Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do nisë vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Ja çfarë thotë eksperti Anthony Fauci për situatën

Aktualitet E hënë, 11 Tetor 2021 16:15
A do nisë vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Ja çfarë thotë eksperti Anthony Fauci për situatën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po bie, masa e vaksinimit të detyruar po nxit imunizimin mes disa punonjësve dhe protesta nga disa të tjerë.

Ndërsa 76 për qind e popullsisë së Shteteve të Bashkuara është vaksinuar me të paktën njërën dozë, në vendet e punës ku vaksinimi kundër COVID-19 është i detyrueshëm afatet për kryerjen e tij po afrohen me shpejtësi. Kjo masë hasi në rezistencë tek punonjësit që rrezikojnë të humbasin vendet e punës.

Në distriktin e Los Anxhelosit, sherifi tha se nuk do të zbatojë urdhrin e vaksinës për 18 mijë punonjësit e tij.

“Ka grupe të tëra punonjësish që zgjedhin të largohen nga puna në vend që të vaksinohen. Nuk dua që të humbasim 5 deri 10 për qind të punonjësve brenda natës për shkak të vaksinës”, tha Sherifi i Distriktit të Los Anxhelosit, Alex Villanueva.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tensionet vijnë ndërsa shkalla ditore e infektimeve me COVID-19 në SHBA ka rënë në rreth 95 mijë raste të reja. Rënia vjen pas kulmit të shtatorit, kur sipas Universitetit Johns Hopkins ishin regjistruar 172 mijë raste në ditë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, tha për rrjetin CNN se është optimist rreth trajektores së pandemisë, por shtoi se ende është herët që të hiqet dorë nga kufizimet pandemike siç është maska.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh

“Do të doja që rastet të binin nën 10 mijë, e madje edhe më poshtë se kaq. Por shifra prej 95 mijë tregon se jemi në një situatë me një shkallë të lartë të qarkullimit dinamik të virusit në komunitet”, tha ai.

Zyrtarët e shëndetësisë pritet të takohen më vonë këtë muaj për të diskutuar kërkesën e kompanisë Pfizer për miratimin urgjent të vaksinës për fëmijët nga 5 deri 11 vjeç. Pfizer ka propozuar që fëmijët të vaksinohen me një të tretën e dozës për të rriturit.

Ish-kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Scott Bottlied, anëtar i bordit të kompanisë Pfizer, tha për rrjetin CBS se mund të duhen vite para se vaksinimi i fëmijëve në shkolla të bëhet i detyrueshëm.

“Grupmoshat 12 deri 17 vjeç mund të jenë disa vite larg, ndoshta edhe më gjatë. Ata nga 5 deri 11 vjeç edhe më larg. Deri atëherë do të ketë më shumë përvojë“, tha ai.

Ndërkohë, administrata Biden ndau 1 miliardë dollarë për blerjen e miliona testeve të shpejta kundër COVID-19 që mund të bëhen në shtëpi, pas raporteve për mungesë të pajisjeve të testimit në të gjithë vendin. Deri në dhjetor, Shtëpia e Bardhë thotë se do të sigurojë rreth 200 milionë teste në muaj./VOA

Etiketat e lidhura

Anthony Fauci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.