A do të hiqen përfundimisht masat kufizuese në Shqipëri? Përgjigjet Ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se është ende herët për të shpallur fitoren me pandeminë e koronavirusit, duke marrë shkas edhe nga deklaratat e OBSH-së.

Do të doja ta nisja duke përmendur atë që drejtori i përgjithshëm i OKB ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitore, për të lëshuar masa jo mjekësore. Vendet po bëjnë vlerësim epidemiologjik. Sa i përket masave tona, ju e dini që situata po vlerësohet dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Bazuar në vlerësimin e situatës, do të merren vendime.

Kemi arritur në 56% për popullatën mbi 16 vjeç. Sa i përket dozës përforcuese, Komiteti i Ekspertëve është duke e vlerësuar këtë gjë. Jemi duke vlerësuar dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ri Omicron, duke vlerësuar periudhën e karantinimit. Ndaj do të kemi një vendim”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?