A do të ketë probleme për furnizimin ushqimor Shqipëria? Cila është situata?

“Shqipëria nuk do të ketë probleme të furnizimit me ushqime”. Konfirmimi vjen nga presidenti i qendrës së eksportuesve shqiptarë Alban Zusi, i cili është edhe sipërmarrës në sektorin ushqimor.

Duke folur në emisionin “Përtëfol”në SCAN me gazetaren Dafina Hysa, Zusi tha se të gjitha sektori ushqimor është në gjendje që t’i bëjë ballë situatës.

Së paku në furnizimin me ushqime nuk do të ketë probleme. E kam thënë disa herë dhe e them përsëri me bindje, fakte e kontakte të përditshme që kam me prodhuesit dhe si sipërmarrës i sektorit: Nuk ka asnjë vend për shqetësim. Kjo fatkeqësi natyrore na gjeti  të paktën me një industri ushqimore mjaft të avancuar që po e  tregon veten që është në gjendje që t’i bëjë ballë situatës” tha Zusi.

Po për sa kohë kemi rezerva?

Sipas Zusit, “mjaftueshëm dhe pa asnjë kufizim”. Sipas tij, sektori i blegtorisë është autosuficient, sektori i përpunimit të mishit i ka zgjidhur problemet edhe për lëndën e parë që importon nga jashtë. Po ashtu, edhe sektori i fruta-prodhimeve po hyn në sezonin më produktiv.

Ndërkohë, sipas tij, sektori i përpunimit të drithërave është krejt eficient dhe “furnizimi me bukë e makarona e me produkte brumi është plotësisht në eficencë.

Edhe sektorët e tjerë dytësorë si pijet e lëngjet janë në eficencë maksimale. Mund të kishte diskutim për produkte të importueshme si vaji apo sheqeri, po edhe për këto ka depozita të mjaftueshme.

Është pothuajse zero çdo shqetësim në këtë drejtim. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Fabrikat po punojnë dhe kanë ende rezerva për të rritur prodhimin nëse do jetë e nevojshme” tha Zusi.

SCAN

YouTube player

SHKARKO APP