A do të marrë pjesë Lulzim Basha në protestën e 7 korrikut?

Nga Lindita Kokoli-

Më 7 korrik do të jetë protesta e parë e PD-së pas ikjes së Lulzim Bashës nga kryetar.

Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në këto muaj dhe që sot Sali Berisha është zgjedhur kryetar në Selinë Blu.

Ndërkohë Berisha ka lajmëruar se me datë 7 korrik do të ketë një protestë të madhe opozitare kundër kryeministrit Rama dhe rritjes së çmimeve.

Dihet tashmë se në PD ka tre grupime në grupin e deputetëve demokratë. Një grupim me Berishën, një tjetër me Basha-Alibeaj dhe një tjetër që nuk janë as me njerin e as me tjetrin, ku spikat Agron Gjekmarkaj, i cili së fundmi ishte ftuar në Uashington, kurse para pak ditëve u takua edhe me Papa Franceskun në Vatikan.

7 korriku po afrohet dhe disa deputetë antiBerisha kanë deklaruar se do të marrin pjesë në protestën popullore para kryeministrisë.

Por Lulzim Basha nuk është shprehur nëse do të jetë me demokratët dhe njerëzit e pakënaqur në 7 korrik në sheshin para kryeministrisë.

Si rregull Basha duhet të shkojë mes demokratëve dhe qytetarëve antiqeveri.

Megjithatë pritet të shikohet nëse do të marrë pjesë me 7 korrik, sepse kostoja e mospjesmarrjes do të jetë djegëse për atë si deputet.

SHKARKO APP