A duhet të fillojë Altin Dumani vettingun real të prokurorëve dhe gjyqtarëve?

Vettigun e kanë kapërcyer shumë syresh nga gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, ndërkohë që një pjesë e madhe kanë mbetur në “provim” e parë dhe janë larguar nga sistemi. Por vihet re se ata të cilët fituan të vazhdonin në sistemin e drejtësisë, pasi kanë kaluar Vettingun e KPK dhe KPA, disa (dhe jo pak) gjyqtarë e prokurorë kanë rritur pasuritë e tyre, kanë blerë shtëpi luksoze, toka, prona, ndërkohë nuk i kishin para se të kalonin vettingun ligjor.

Altin Dumani dhe SPAK duhet t’i hetojë e ndëshkojë, sepse ndryshe nuk ka kuptim e besim njeri të ajo që u tha se “u pastrua drejtësia”.

KOHA JONE ka disa emra nën investigim dhe po heton se si janë bërë pronarë shtëpish apo prona të tjera në familje tre gjyqtarë në gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe një gjykatën e lartë menjëherë sapo kanë kaluar Vettigun! Sikurse dy raste në prokurorinë e Tiranës apo në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku jo pak por 5 gjyqtarë po hetohen.

Vettingu real kalon nga SPAK!

Të githë e dimë se në jo pak raste ka ndërhyrë politika, lidhjet miqësore, etj për të kaluar në Vetting prokurorë e gjyqtarë të caktuar. Nëpër vetë gjykata e prokurori flasin se “si e bleu atë shtëpi luksoze iksi sapo kaloi Vettigun?!”. Por ka edhe me keq që pjestarë të familjeve të tyre janë pasunarë të mëdhenjë një apo dy muaj sapo kanë kaluar Vettingun, kur përpara nuk i kishin nxjerrë lekët nga thesi!

Ka shumë punë Altin Dumani edhe brenda sistemit të drejtësisë!

SHKARKO APP