“A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?”, ish-deputeti bën deklaratën e fortë: Do vijnë ‘investitorët’ nga Afrika e Veriut
Ish-Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme ku ngre pyetjen nëse është shitur ishulli i Sazanit, ndërkohë që pohon se ditët e fundit e pastrojnë nga ferrat, sepse flitet që do vijnë ‘investitorët’ nga Afrika e Veriut për ta inspektuar!
Bogdani thotë se nuk është në dijeni nëse është shitur, dhënë me koncesion apo PPP ndërkohë që sghton se nëse është e vërtëtë, përbën tùrp historik.
Reagimi i plotë:
A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?
Keto dite po e pastrojne nga ferrat, sepse flitet qe do vijne ‘investitoret’ nga Afrika e Veriut per ta inspektuar! (Behet fjale per pjesen Veri-Lindore te ishullit, perballe Vlores)
Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di), nese eshte e vertete eshte tùrp historik dhe bábezi unike!
Nese eshte e vertete (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a eshte shfrytezuar gjendja e pándemise dhe Covidit per t’u bere me tender sekret dhe kush ka qene ai i marre qe ka márre gùximin ta firmosi nje procedure te tille!!!