A është kjo tavolina ku përgatitej skenari i vrasjes? Tom Doshi publikon fotot

Pas publikimit të videos 8 minuteshe ne facebook, deputeti Tom Doshi publikon dhe tre foto ku duket Eugen Beci, i cili deri mesditën e 4 marsit mbante postin e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas u transferua në postin e drejtuesit të prokuorisë së Elbasanit

Ne te 3 fotot Eugen Beci duket nën shoqërinë e personave te njejte. Tom Doshi nuk sqaron se kush janë, ku dhe kur janë marre fotot, por vetëm i shoqëron me diçiturën:

“Ky eshte organi i akuzes ne Shqiperi!!”

Por a është kjo tavolina ku përgatitej skenari i vrasjes sipas deklarimeve që deputeti Tom Doshi i kishte rrëfyer ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe që ky i fundit i bëri publike dje?

Ne do sjellim deklarimin e ministrit Tahiri i cili rrëfeu atë cfarë i kishte thënë Tom Doshi për skenarin e vrasjes së tij.

Sipas këtij të fundit, personat e përfshirë në komplot takoheshin tek lokal “Viva” në bllok. Por Tahiri në fund te kronologjise se ngjarjeve nenvizoi: “Sipas nesh, bazuar në qasjet, provat dhe faktet e disponuara deri sot, askush nga personazhet e përfshirë në rrëfimin e tij të derisotëm nuk ka organizuar një vrasje të Tom Doshit, por theksoj se për këtë çështje ka hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, të cilat pritet shumë shpejt çdo dyshim të hedhur në publik. Kush dhe pse e ka sajuar këtë farsë mbetet një çështje tjetër.”

Pjese nga deklarata e djeshme e Saimir Tahirit

Saimir Tahiri: Tom Doshi më tregoi se në rrugë private kithe zbuluar se në mjediset e lokal “Viva” tek zona e Bllokut, ish-shoferi i Fatmir Mediut së bashku me Agron Kuliçin ish-drejtor i policisë së shtetit, Agim Ramën, kunat i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Eugen Beci drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ymer Lala dhe një shtetas me emrin Ylli, sipas verifikimeve bëhet fjalë për shtetasin Ylli Xhaxhollari, pronar i vetë lokalit, kishin organizuar vrasjen e deputetit Tom Doshi.

….

Takimi ka zgjatur rreth një orë, gjatë të cilës Tom Doshi tregonte ngjarjen ndërsa vrasësi i pretenduar, përgjithësisht pohonte fjalët e deputetit ose shprehej se nuk donte të deklaronte. Sipas atyre që ky i fundit deklaroi, Z. Fatjon Skënderi i kishte dhënë atij një shumë parash për të vrarë Tomën, dhe shumën tjetër do i’a jepte më vonë.

Madje tha se kishte kërkuar më shumë para për ta hequr qafe Tom Doshin dhe se kërkesën për të shtuar shumën e parave, Fatjon Skënderi e kishte konsultuar me Z. Agim Rama, në prezencë të Agron Kulicit dhe Eugen Becit që gjendeshin tek një tavolinë tjetër e lokalit Viva në zonën e Bllokut, ku sipas Tomës mblidheshin organizatorët e vrasjes së tij.

Sipas tij i ishin premtuar 200 mijë euro por ky kërkonte 500 mijë dhe gjithnjë sipas tij, tavolina tjetër e kishte miratuar kërkesën. Gjatë këtij rrëfimi, në zyrën e Ministrit të Brendshëm, është edhe momenti i parë kur del emri i Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta.

Tom Doshi i kërkon në formë nxitëse vrasësit të pretenduar të thotë diçka lidhur me dikë dhe zotëria thotë se sipas tij ai kishte dijeni se porositësi i interesuar ishte Ilir Meta. Pas shumë pyetjesh lidhur me nga e kishte dëgjuar ai këtë, vrasësi i porositur, pohoi se këtë e kishte dëgjuar nga shtetasi Fatjon Skënderi të cilit i’a kishte thënë shtetasi Agim Rama. Gjithashtu me sugjerim të Tom Doshit, zotëria pohoi se në lokalin Viva në zonën e Bllokut ai kishte shkuar disa herë dhe grupi organizator ishte gjithnjë aty, në të njëjtën tavolinë.

Pikërisht në njërën prej këtyra vajtjeve, nga tavolina e Agim Ramës, Agron Kuliçajt dhe Eugen Becit, atij i kishte ardhur po nëpërmjet Fatjon Skënderit edhe porosia për të eliminuar fizikisht deputetin Mëhill Fufi. Për të cilin Fatjon Skënderi i kishte thënë se do të merrte 100 mijë euro dhe porosia vinte nga Ilir Meta përmes Agim Ramës.

SHKARKO APP