A i druhen ndryshimeve në qeveri? Komenton dhe ministri Ditmir Bushati

A i druhen ministrat paralajmërimit të kryeministrit për ndryshime në qeveri?

Pas ministrit Damian Gjiknuri, reagon dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati: “Është kompetencë e kryeministrit”.

Ministri Bushati ishte në Shkodër me rastin e 5 Majit kur u dha këtë përgjigje gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu është përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me afatet për marrëveshjen me Greqinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bushati nuk ka dhënë datë të saktë për përfundimin e marrëveshjes por ka thënë se ajo do jetë e drejtë për të dyja palët.

Me Greqinë do kemi një marrëveshje ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëri-tjetrit. Do kemi një marrëveshje me të drejtë dhe jo të njëtrajtshme. Praktika garanton që përmes këtij procesi dhe parimeve që kemi rënë dakord me Greqinë do kemi një marrëveshje me të drejtë më të zbatueshme për të dyja palët” – ka thënë Bushati.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi fillimin e një fushatë që ai e quajti llogaridhënie nëpër të gjithë njësitë administrative të Shqipërisë. Pas kësaj do të bëhej analiza për të parë se kush kishte punuar mirë dhe ku çalonte qeverisja si dhe në shtator të shihej nëse janë të nevojshme ndryshimet në qeveri.

Pak ditë më parë  Ministri i Energjisë dhe i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk i trembet paralajmërimit të kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri në muajin shtator. Sipas tij të gjithë ministrat janë në provë, pasi mandat për të qeverisur ka kryeministri dhe jo ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?