A ishte i sajuar grushti i shtetit në Turqi?
“Pse u zgjodh e premte në darkë për të ulur efektin ekonomik, Bursa e mbyllur, Bankat te mbyllura, njerëzit nuk janë në punë”…
Nga Kastriot Boriçi
Larg çdo grushti shteti dhe larg çdo marrje me dhunë të pushtetit që vjen vetëm dhe vetëm nga vota. Megjithatë dua t’ju them diçka qe te qetësoje situatën për mos ta bërë aq alarmante. Po ju them diçka jashtë asaj që shikoni (si dikush që di pak më shumë).
Ju lutem ndiqni skenarin.
Koha:
U zgjodh e premte në darkë për të ulur efektin ekonomik, Bursa e mbyllur, Bankat te mbyllura, njerëzit nuk janë në punë
Fillimi:
Një grup i ushtrisë fillojë të bëjë grusht shteti, zuri dy ura dhe një aeroport!!! Nxori ca tanke në rrugë … për ti liruar ingranazhet … ose për të provuar marshet.
Reagimi:
Qeveria dhe lideri bënë thirrje popullit që të dalë në sheshe ?! Për të mbrojtur demokracinë, me flamuj, (në foto dalin me flamuj turq dhe partiakë)
Zhvillimi?!
Aktualisht ushtria u largua nga aeroporti i Stambollit dhe aty hyri populli me flamuj dhe portrete të Liderit?!! Dhe deri nesër largohet dhe nga të tjerat me siguri…Populli edhe ai që votojë pro apo kundër (po dhe ai që votojë kundër) është tashmë me qeverinë dhe me forcat politike kundër grushtit!!! Parlamenti u mblodh i gjithi pozitë dhe opozitë me duartrokitje. Njerëz të ekzaltuar që thërrasin kundër grushtit dhe pro demokracisë.
Përfundimi?!
Po e shkruaj këtu… Dielë ose të hënë ( po unë mendoj të dielën ) lideri del para turmave të ekzaltuara në Stamboll dhe …. (Triumfatori :))) ( bëhuni gati ta ndiqni në CNN të dielën në darkë. Dhe… Në zgjedhjet e ardhshme partia e liderit merr 60-70% të votave.
…
Për atë që e kupton. (Ju lutem mbajeni këtë koment diku !! ). Syri.net
KOHA JONË SONDAZH

