A ka deputetë të tjerë të inkriminuar në sallën e Parlamentit?

 

Kemi thënë që pas 23 qershorit 2013 se në sallën e Parlamentit ka hyrë krimi me kokën lart e me marsh rreshtor (ka shkrime të botuara)  dhe tashmë po i del tymi këto javë. Porse a do të vazhdojë edhe me deputetë të tjerë Prokuroria dhe politika e pastër që t'i ndëshkojë? A do të kalojnë në "sitë" mbi 20 deputetë të cilët janë me “njolla” dhe punë jo të mira që kanë bërë para se të vinin deputetë? A do të jetë Ambasadori Amerikan Lu që do ta nxisë politikën dhe drejtësinë për të pastruar njëherë e mirë parlamentin e politikën nga krimi i organizuar që duhet pranuar është ulur këmbëkryq në sallën ku dalin ligjet e miratohet e votohen institucionet kushtetuese të shqiptarëve apo vetë  Prokurori i Përgjithshëm zoti Llalla do të firmosë arreste të tjera? A duhet që politika ti jap mbështetje të fuqishme e publikisht zotit Adriatik Llalla për këtë  punë që po bën, e cila nuk është guxuar asnjëherë nga asnjë kryeprokuror tjetër i Republikës?

Janë pyetje që dalin e bëhen kudo nëpër Shqipëri. Në kafe, në takime, në shtëpi, mbledhje apo kudo ku ka dy veta. Pyesin:” A do ti shkojnë deri në fund kësaj që kanë filluar? A do të ketë ministra dhe ish-ministra që do arrestohen për korrupsion e vjedhje?”.Ndaj kanë harruar edhe hallet e përditshme që kanë për punën, për jetesën, për gëzimet e hidhërimet. Janë të shqetsuar pasi  nga pastërtia e politikës dhe njërëzve që  zgjedhin varet dhe fati i mirëqënies së gjithsejcilit.

Nëse ka një parlament korrekt, atdhetar, profesionist e vizionar edhe  punët shkojnë drejt zgjidhjes.

Pyesin shqiptarët: Kur do të ketë zyrtarë edhe më të lartë para drejtësisë, pra në burg? Kur do të ketë ish-kryeministra, ministra, ish-ministra apo zyrtarë shumë të lartë tek qelia? Nuk është dëshirë e askujt të shoh tjetrin në burg, porse kur rrënohet përspektiva e një populli atëhere ka nevojë për ndëshkime pa mëshirë. Dhe kur shikojnë se vringëllojnë prangat tek tjetri, çdo zyrtar  rri korrekt me ligjin. Mirë është të rrijë korrekt nga edukata personale, porse edhe kur shikon duart e tjetrit nën pranga e shtrëngon "b.." dhe do të zbatojë ligjin. 

Ka nevojë për rreptesi dhe raprezalje ligjore kur punët nuk ecin mirë e krimi bën "pallë" duke sfiduar ligjin e jetën e  qytetarëve.

SHKARKO APP