FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A ka gisht Irani në protestë? Visho Ajazi: Irani ka agjenturë në Shqipëri…

Ish-drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi, ka komentuar protestat që po zhvillohen prej 24 ditësh, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe përbën një shprehje normale të qytetarisë. Duke folur për mundësinë e infiltrimit të grupeve të huaja, apo edhe të Iranit, ai u shpreh se një gjë e tillë është e vështirë të identifikohet dhe i takon institucioneve të inteligjencës ta verifikojnë përmes punës së tyre operative dhe analizës së informacionit.

”Lidhur me ndërhyrjen iraniane për shembull, në këtë aktivitet unë mund të them nga eksperienca personale se gjatë kohës që unë kam qenë në detyrën e drejtorit të shërbimit ka pasur aktivitete të shërbimeve iraniane. Unë në atë kohë kam pritur disa herë me kërkesën e tij ish-ambasadorin e Iranit, i cili pretendonte se muxhahedinët kishin plot kamikazë të cilët ishin gati të vinin të hidhnin në erë Ambasadën e Iranit.

Që shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri kjo nuk është e re. Kjo ka qenë prej kohësh dhe pjesërisht lidhet edhe me faktin që muxhahidinët janë të vendosur në Shqipëri. Ata janë kundërshtarët më të ashpër të regjimit të Iranit. Ju e dini mirë që ka pasur një sulm të madh kibernetik ndaj Shqipërisë. Atëherë u tha që pikërisht nga kampi i muxhahedinëve ishin bërë sulmet kibernetike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëqoftëse funksionarët e lartë shtetërorë i kanë deklaruar këto gjëra, puna e parë duhet të jetë deklarimi tek shërbimet e inteligjencës dhe kundërinteligjencës në këtë rast, por edhe nga shërbimet e tjera të sigurisë. Kështu që, jam i sigurt që ato duhet të kenë marrë informacion sepse përndryshe mbeten thjesht thashetheme dhe thashethemet nuk i shërbejnë askujt”,-Ajazi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?