A ka kallëzim në SPAK ndaj Shkollës së Magjistraturës? Prokuroria e Posaçme: Është depozituar kundër Rakipit

A ka kallëzim në SPAK ndaj Shkollës së Magjistraturës? Kësaj pyetjeje të Anila Hoxhës Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur duke konfirmuar që është dorëzuar një i tillë. Por që Spak ka konkluduar se nuk ka gjetur të dhëna dhe ndaj ia ka përcjellë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

“Pas verifikimeve të kryera në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kallëzimi penal i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion kundër shtetasit Arben Rakipi, me detyrë Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këtë kallëzim penal është vendosur të dërgohet për kompetencë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 02.05.2024”, thuhet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?