A ka kaluar frika?! Njerëzit dalin nga izolimi, plazhi i Durrësit mbushet plot (Foto)

Kjo e dielë mund të quhet pa frikë si dita e lirisë së plotë. Shumë njerëz kanë dalë nga izolimi, duke përfituar edhe nga fasha orare e lëvizjes deri në orën 17.30 me përjashtim të pensionistëve. Shumë njerëz në Durrës kanë “pushtuar” bregun e detit, por këtu janë edhe shumë nga Tirana.

Këta të fundit e kanë menduar si një ditë krejt ndryshe këtë të dielë. Sepse, me automjetet e tyre kanë udhëtuar drejt Durrësit në shumicë. Ajo që duket se është ndryshe nga të dielat e para karantinës janë vetëm lokalet dhe restorantet që nuk janë hapur dhe nuk dihet se kur do të ndodhë kjo.

Edhe në Tiranë ka pasur mjaft lëvizje. Sheshi “Skënderbej” ka qenë i tejmbushur sidomos me fëmijë të shoqëruar nga nënat. Temperaturat më të mira se dje nuk kanë penguar askënd të dalë në rrugë, ndërsa një ditë më parë liria për pensionistët duket se u kufizua disi për shkak të shiut dhe të ftohtit që shoqëroi pjesën më të madhe të ditës.

SHKARKO APP