A ka komunikim me Fatos Nanon? Rama: Sot një raport të bukur, edhe ai e di vetminë e kësaj zyre

“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera-herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre.”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për raportin e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano. Në një interviste për emisionin “Opinion”, Rama tha se zyra e kryeministrit ka shumë vetmi.

“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera-herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperienca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”, pohoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?