A ka lidhje konflikti Doshi- Frroku me vrasjen e Artan Santos?

A ka lidhje konflikti i tanishëm Doshi- Frroku me vrasien e bankierit Artan Santo?- shkruhet ne webin e Shkullakut dhe Bushatit- Këtë aluzion ka bërë herë në numrin e saj të fundit revista “Java”. Dihet se Artan Santo u vra pak ditë pas kapjes me një anije me afro 10 milion euro drogë që u kap në Mal të Zi dhe që duhet të vinte në Fier. Ndoshta ky është thjeshtë një përkim, por pas këtyre dy ngjarjeve shumë gjëra ndryshuan radikalisht. Në numrin e saj të fundit e përjavshmja informative është përpjekur të zbulojë prapavijën e saja që ndodh pas konfliktit Doshi- Frroku. Sipas kësaj reviste gjithshka lidhet me lokalitetin e vogël të Fush Krujës. Sipas burimeve të “Java” mendohet se dy vrasësit e Artan Santos që gjendeshin në motorin e zi janë nga kjo zonë. “Santo ekzekutohet në një atentat tipik mafioz, pikërisht në derën e zyrës së tij nga dy atentatorë që ende nuk kanë emër dhe identitet. Dyshimet më të forta janë se ata janë nga zona e Fushë Krujës, një nga pikat e nxehta të vendit sot”, shkruan Java dhe vazhdon: “Fushë Kruja është pika lidhëse e dy historive të tjera, përveç tritolit. Nga Fushë Kruja është Durim Bami, i akuzuar nga Doshi si njeriu që do të bënte atentatin kundër tij. Po nga ky qytet dhe mik me të është dhe Enver Stafuka, një tjetër personazh i përfshirë në procesin e vrasjes së komisarit Durim Lamaj, në rolin e ndihmësit. Stafuka është marrë peng ditë më parë, po në Fushë Krujë.Po nga Fushë Kruja është nisur drejt Tiranës në pesë janar të këtij viti kur i kanë bërë një atentat në Qafën e Kasharit Emiljano Shullazi, një tjetër emër i njohur në kryeqytet. Dje i akuzuar nga socialistët për lidhje me pushtetin e PD-së, sot, së fundmi i akuzuar nga Berisha si i lidhur me PS-në, e konkretisht me ministrin e brendshëm”.

Pra a duhet kërkuar gjeneza e aferës Doshi Frroku pikërisht në Fushë Krujë? Pikërisht andej nga vijnë vrasësit e supozuar të Santos dhe vrasësit imagjinarë të Doshit? Ky është një nga misteret e hetimit. Duket se hetimi po hyn ne faze interesante. Nuk besohet se kaq kollaj kerkon arrestimin e dy deputeteve Prokuroria e Pergjithshme. Adriatik Llalla duket se ka informacione top secret edhe per vrasjen e Artan Santos. Diçka po luan nen rrogozin e kerkesen formale per arrestime. Revista "Jawa" e cila ka edhe nje drejtues te rendesishem te saj  qe shkruan aty, siç eshte Lorenc Vangjeli, keshilltari me i besuar i Ilir Metes mund te kete informacione te klasifikuara sekret. Duket se revista ne fjale ka ne kete rast burime te forta qe hedh edhe kete version qe ngre pikepyetje te medha te krimit ne Tirane. 

SHKARKO APP