FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A ka ndonjë të shëruar që ka qenë në intubim, ja përgjigja e doktor Pëllumb Piperos

Doktor Pëllumb Pipero, duke ju përgjigjur interesit të publikut u pyet në lidhje me pacientët e intubuar, nëse ka ndonjë rast që ata të shpëtojnë.

“Për fat të keq, në rastet e frymëmarrjes së intubuar, nuk ka asnjë të shpëtuar, sepse kemi të bëjmë me një frymëmarrje artificiale, e cila në asnjë rast nuk mund të jetë shpëtuese. Janë raste shumë të rralla që mund të ndodhin, por aktualisht gjatë pandemisë, ne nuk kemi pasur asnjë jetë të fituar në rastet e intubuara” – deklaroi Pipero në studion e Eni Vasilit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ndërkaq, lidhur me medikamentet, Pipero tha se janë ato që po përdoren sipas rekomandimeve të OBSH dhe që janë në protokollet e miratuara. Doktor Pipero vuri në dukje edhe angazhimin e madh të mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe farmacistëve, të cilët e bëjnë punën e tyre me shumë përkushtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?