Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?

Aktualitet E mërkurë, 29 Nëntor 2023 19:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A ka vërtet kampe trajnimi për forcat speciale ruse dhe paraxhematin e islamit radikal në Bosnjë-Hercegovinë? Kutinë e Pandorës e hapi ministri i Mbrojtjes.

“148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”. Kështu shkruanin disa media vendase.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Konfirmimi nga disa burime” për këtë informacion u mohua më pas nga Policia Kufitare, e cila konfirmoi se 144 shtetas rusë kanë hyrë në Bosnjë-Hercegovinë, “por kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të hyrë në B-H, nuk kanë veshur uniforma dhe shenja ushtarake, e në mesin e tyre ka gra dhe burra të moshave të ndryshme”.

Bëhej fjalë në fakt për “Don Kozakët”, anëtarë të shoqërisë kulturore artistike, e jo siç u spekulua, për forcat speciale ruse dhe spiunë.

Presidenca e BiH po kërkon informacion

Historia e forcave speciale ruse është rihapur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është iniciuar nga ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez. Kjo është arsyeja pse agjenda e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës përfshin informacione rreth kampeve të mundshme në territorin e RS, si dhe grupeve paraushtarake dhe celulave terroriste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është gjithmonë informacion i mbrojtur. Për to nuk flitet publikisht, sepse kushedi se çfarë lloj veprimesh po ndodhin”, tha kryetari i Presidencës së B-H, Zheljko Komshiq, pasi njeriu i parë i mbrojtjes Helez bëri pretendime për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS, të cilat kontrollohen nga rusët.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh

Presidenca do t’i diskutojë këto çështje, si për këto kampe stërvitore në RS, ashtu edhe për këtë histori për terroristët që gjoja veprojnë dhe jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe ne nuk i shohim ata,” tha Komshiq, duke theksuar se do të kërkojë zyrtarisht një informacion nga agjencitë e sigurisë së inteligjencës në Bosnjë-Hercegovinës.

Kampet stërvitore ruse në RS ose forcat paralele të vendeve të tjera që veprojnë në Bosnjë Hercegovinë janë pohime nga ministri i Mbrojtjes Helez, në një paraqitje në televizionin N1.

Sulm ndaj rendit kushtetues

“Ne kemi të dhëna se ku zhvillohet trajnimi në territorin e Republikës Srpska”, tha Helez, duke përmendur përveç njerëzve nga Rusia edhe strukturat paralele ushtarake që do të ndihmojnë Bosnjë-Hercegovinën.

Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

“Politika të tilla ekstreme, radikale, të dhunshme, çojnë në terrorizëm. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”, thotë ministri i Punëve të Brendshme të RS, Sinisha Karan.

E gjithë kjo, përveç reagimeve politike, ka alarmuar edhe Prokurorinë e Shtetit, e cila ka hapur një rast të veçantë. “Në kuadër të rastit, ministri do të ftohet të dëshmojë dhe të paraqesë të gjitha informacionet, provat dhe faktet që disponon. Kujtojmë se të gjitha institucionet, bartësit e funksioneve, si dhe qytetarët kanë detyrim ligjor që të raportojnë në institucionet kompetente të gjitha informacionet për veprat e kryera kriminale, si dhe për autorët”, njofton Prokuroria.

A ka njohuri OBA për kampet?

Kohët e fundit, disa politikanë nga Republika Srpskau shkruan kongresmenëve amerikanë, ndër të tjera për situatën e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Ata deklaruan se B-H “është një strehë për islamistët radikalë dhe është shtëpia e shumë qelizave të Al-Kaedës dhe ISIL”.

Reagimet që erdhën më pas nga përfaqësuesit politikë në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, sipas analistëve, mund të vihen në kontekstin e “kthimit të topit” ndaj pretendimeve për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS-së. Ky sfond është deklarata e ministrit të Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

“Pashë deklaratën e kolegut Helez. Sinqerisht, i besoj shumë më tepër vlerësimit të tij sesa letrës së përfaqësuesit të RS drejtuar Kongresit Amerikan se në Bosnjë-Hercegovinë ka degë muxhahedinësh. Unë ftoj institucionet që patjetër t’i kontrollojnë këto akuza, gjithçka duhet të kontrollohet profesionalisht dhe të ketë ekspertizë”, tha Konakoviq.

Tashmë janë kryer kontrolle. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës (OBA), ka informuar tashmë Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me gjendjen. “U dërgua një përgjigje se nuk ka kampe apo formacione paraushtarake”, tha agjencia.

Njeriu i parë i Rogaticës, Milorad Jagodiq, siguron se në këtë territor nuk ka kampe. “Gjithçka është e sajuar, është një gënjeshtër e pastër. Nga një nivel i tillë, si ministri i Mbrojtjes, është e tepërt të paraqesë informacione të tilla të pa verifikuara. Rogaticës dhe marrëdhënieve ndëretnike i është bërë shumë dëm”, thotë Jagodiq.

Dorëheqja e Helezit

Nuk është mirë që ministri i Mbrojtjes të dalë publikisht me informacione të pakonfirmuara, thotë analisti për çështje ushtarake, Gjuro Kozar. Sa i përket kampeve, Kozar thotë se në RS ka forma të “stërvitjes së njësive të xhandarmërisë”. Por, shton ai, stërvitjet që janë zhvilluar kanë ngritur pyetje, pse janë mbajtur në ato vende.

“Tani i takon ministrit Helez të paraqesë informacionet shtesë, nëse ka, dhe të shpjegojë pretendimet e tij. Por jam shumë i sigurt se OBA nuk ka të dhëna se kush dhe si janë trajnuar në Rogaticë dhe Magliq dhe më gjerë”, thotë Kozar.

Këtë javë duhet të jetë në seancë edhe Komiteti për Sigurinë e Asamblesë Kombëtare të RS, i cili gjithashtu do të kërkojë informacione për ekzistencën e këtyre kampeve si dhe informacione për sigurinë e përgjithshme. Deri atëherë përfaqësuesit serbë në Këshillin e Ministrave do të kërkojnë dorëheqjen e Helezit./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 15 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.