A ka vend grupimi me 5 veta dhe për Bashën? Alibeaj: Është ende në grupin parlamentar të PD
Deputeti Enkelejd Alibeaj flet për “grupimin” e ri parlamentar që ka krijuar së bashku me 4 deputetët e tjerë dhe objektivat e tij për zgjedhjet e ardhshme si dhe çështjet ku ndahet nga Sali Berisha. Alibeaj deklaroi se ky grupim kërkon të tregojë se ka një opozitë tjetër nga ajo e Sali Berishës, e cila sipas tij është e izoluar nga ndërkombëtarët.
Nga ana tjetër, Alibeaj u pyet nëse do të pranonte dhe ish-udhëheqësin e tij në këtë grupim, për të cilin tha se ai nuk është tërhequr ende nga grupi parlamentar i PD në Kuvend. ”Grupimi prej 5 deputetësh është parlament, jo politik për të treguar se ka një tjetër opozitës, ndryshe nga ai nën Sali Berishën. Nuk na bashkon për shkak të raportit të drejtësisë, mbështesim shembujt e mirë të saj.
Së dyti, lidhur me partnerët ndërkombëtar. Kur dënohet me burg një deputet i opozitës duhet të jetë alarm dhe për partnerët ndërkombëtar. Nuk ka një kanal komunikimi me partnerët ndërkombëtar. Segmenti i Berishës është i izoluar. Ne i kemi. Kemi vendosur që prezantimin në zgjedhjet e ardhshme ta bëjmë me lista të hapura. Nuk bëhet fjalë për individë të veçantë. Akti që unë bëra me Açkën dhe Agalliun ishte largimi nga grupi i PD, Basha nuk e ka bërë ende. Shehi dhe Jakupllari e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre’‘, përfundoi Alibeaj në ”A2cnn”.