A mjafton shpërblimi i fundvitit për të moshuarit?

683 mijë persona që përfitojnë pension, duke filluar që nga pensioni i pleqërisë, apo edhe ai i invaliditetit si dhe minatorët, naftëtarët, ish ushtarakët etj, që do të shpërblehen me 5 mijë lekë për festat e fundvitit.

Çfarë mendojnë këta të fundit?

“Pak janë, por më mirë se hiç fare. Sa ta marr do avullojë me drita e ujë. Kur e krahason me përfitimet që kanë deputetët, 200 mijë telefoni, 300 mijë nafta, 400 mijë qiraja, ky bonusi ynë duket lëmoshë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më mirë të na rrisin pensionin 5% çdo vit, sesa na japin bonus”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bonusi më i madh që kemi marrë ka qenë në kohën e Fatos Nanos, 60 mijë lekë. Kurse në kohën e Berishës edhe merrnim edhe jo. Ndoshta kaq fuqi ka shteti, se po përballet me pandeminë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?