A po i japim edhe ne një dorë makabritetit
“Në rast se redaktorët dhe gazetarët vendosin të transmetojnë lajmet e kobshme nga kronika e zezë, do të ishte mirë të kufizoheshin në përshkrimin e mënyrës së kryerjes së krimit”…
Nga Lufti Dervishi
Transmetimi akteve makabër është thikë me dy presa. Në një anë është e drejta e publikut për t’u informuar në anën tjetër rreziku i imitimit nga ana e të çmendurve që kjo tokë nuk i ka të pakët, i akteve të tmerrshme.
Modelet e shëmtuara, si çdo model kanë prirjen të imitohen.
Një novelist i njohur në SHBA, në mesin e viteve ’70 shkroi për një skenë krimin në shkollë. Një i marrë futet në klasë dhe i merr jetën nxënësve. Dekada më pas- skena të tilla përsëriten.
Në rast se redaktorët dhe gazetarët vendosin të transmetojnë lajmet e kobshme nga kronika e zezë, do të ishte mirë të kufizoheshin në përshkrimin e mënyrës së kryerjes së krimit. Ideale do të ishte që raportimi të mos kishte asnjë notë sensacionalizmi.
Druaj se brenda një kohe të shkurtër, (ndoshta brenda muajit gusht) do të kemi krime monstruoze që do të nxiten edhe nga mënyra se po raporton media për to.
KOHA JONË SONDAZH

