Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A po tenton Edi Rama, që të blejë të kaluarën e tij?

Aktualitet E premte, 29 Maj 2020 12:20
A po tenton Edi Rama, që të blejë të kaluarën e tij?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ndryshe nga tradita pragmatiste e diplomacisë amerikane në Tiranë me deklarata troç, është shfaqur mjaft fluide dhe enigmatike së fundmi.

Hodhi një gur pak ditë më parë në pellgun e politikës së Tiranës, por edhe pse turbullira u shtua shumë, uji ende nuk po kthjellohet që të shohim qartë.

Kush janë ata që po komplotojnë prapa krahëve, kundër Reformës në Drejtësi?!

Pas kësaj në ditët në vijim, zonja Kim në krah të Lulzim Bashës lëshoi edhe një rebus tjetër; Diskutuam vetëm për të ardhmen, jo për të shkuarën!

Kaq mjaftoi që sërish ujërat të turbullohen, edhe më shumë.

E harroi Lulzim Basha të shkuarën e Rilindjes në pushtet; po fshin me një të rënë të gomës aksionet dhe retorikën e tij 8 vjeçare në krye të opozitës dhe njëkohësisht, po amniston veprat e Edi Ramës.

Bashkë me ato, edhe denoncimet, konstatimet e akuzat, që i ka bërë shumë mirë për hir të së vërtetës?!

Nuk ka gjasa edhe po të dojë ai vetë, sepse kreu i opozitës përfaqëson tashmë jo vetëm memorien e grupimit që udhëheq, por të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që kanë vënë 15 kushte të cilat janë esenca e të kaluarës në pushtet të Edi Ramës.

Shprehja e famshme e Oscar Wilde se: ‘Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e tij’, ka marrë një kuptim ekzistencial këto ditë në skenën e politikës shqiptare.

Shkrimtari i shquar duket se e ka pasur fjalën për pasuri që përkthehen në prona, biznese e para, por ja që sot ka edhe pasuri që përkthehen në pushtet dhe ndikim të segmenteve të caktuar mes ndërkombëtarëve.

Dhe Edi Rama e ka vërtetuar se i ka me bollëk, që të tria këto forma të pasurisë.

Pyetja është: I gjithë ky pushtet, para e ndërlidhje me lobe të fuqishëm ndërkombëtarë, për çfarë i duhen nëse nuk i përdor për të blerë të kaluarën tënde e cila do të jetë edhe përcaktuesja e të ardhshmes, jo vetëm si politikan por edhe si individ?!

Që Edi Rama, prej kohësh po bën përpjekje që të fitojë amnisti për veprat e tij antiligjore dhe deri edhe kriminale gjatë kohës që ka pasur pushtet si kryetar bashkie, por veçanërisht si kryeministër i vendit këto 8 vite, kjo nuk vihet më në dyshim.

Amnistinë e ka kërkuar te ndërkombëtarët duke luajtur të gjithë gurët, por ajo nuk mund të arrihet kurrë, nëse nuk e kopsit atë edhe me faktorët kryesorë politikë këtu brenda vendit.

Është e vërtetë që vendin në librin e historisë dhe në memorien e popullit që ke qeverisur as nuk e ble, e as nuk e fshin dot. Por atij, tani i intereson vetëm fati personal; një amnisti për veten dhe perandorinë e fshehtë financiare që është kurdisur të punojë e mbrojtur me VKM e ligje, edhe për 30 vitet e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh

E shkuara e Edi Ramës në pushtet përbën një pasuri të pa precedentë, me bëma dhe gjëma.

Le të tejkalojmë pushtetin e tij në si ish ministër Kulture e në krye të bashkisë më të madhe të vendit për 11 vite rresht; bashkë me qindra dosjet e komisionit hetimor ‘Olldashi’ dhe betonizimin e Tiranës.

Kjo periudhë ndoshta mund të quhet ‘e shkuar shumë e largët’, ndaj le të kujtojmë shkurt dhe përmbledhtasi të shkuarën e afërt; 8 vite kryeministër i plotpushtetshëm.

Për të qenë korrekt, këto kujtesa nga ‘e shkuara’ i kemi nxjerrë nga deklarimet e vetë Lulzim Bashës;

Edi Rama inspiroi dhe lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe ministrave.

Ai futi krimin e organizuar dhe madje edhe atë ordiner, deri në parlament.

Siguroi pushtetin nga kriminelët dhe kjo shpjegon se pse Edi Rama bëri që Shqipëria të kthehet sipas Departamentit të Shtetit, në një bazë operacionale, për të gjitha organizatat e përfshira në trafikun e drogës në Europë dhe në Botë.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse sot ai është përfshirë personalisht në operacione gjigante të pastrimit të parave; nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, tek aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP, e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe lavatriçe parash të zeza.

Pushteti i siguruar nga dhe me kriminelët, shpjegon kapjen e shumë segmenteve të drejtësisë së re nga Edi Rama.

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku në mënyrë antikushtetuese me 69 vota dhe përdorimin për 3 vite të saj dhe vartësve të emëruar nga ajo, për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke shkatërruar hetimet dhe dosjet hetimore. Veçanërisht ato ‘339’ dhe ‘184’, ku e gjithë kupola e qeverisjes dhe Rilindjes janë brenda, të kapur duke blerë e vjedhur zgjedhjet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama është i vetmi kryeministër dhe udhëheqës në Europë që ka zhvilluar zgjedhje moniste, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Nën qeverisjen e Ramës, ekonomia shqiptare po kap rekordet më negative të këtyre 30 viteve të fundit.

Nën qeverisjen e tij janë larguar nga vendi mbi 500 mijë shqiptarë, njësoj si po ndodh në vendet në luftë.

Edi Rama është ai që shkeli dhe u tregua i pabesë, me marrëveshjen e 17 majit 2017.

Edi Rama është ai që protestat e opozitës i ka mbytur me dhunë dhe gaz luftarak; pa mëshirë.

Ai është i vetmi udhëheqës në botë që hiqet si ‘dashnor pa kushte’ i demokracive si ato në ShBA dhe vendet e BE-së, që ka vendosur për kryetar parlamenti një i sekretar të parë të partisë së punës dhe ish ministër të Brendshëm të diktaturës komuniste.

Edi Rama nuk e ka fshehur kurrë dëshirën dhe synimin, edhe publikisht, për tkurrjen deri në shkrirje të PD-së dhe partive të tjera opozitare.

Nëse e shkuara e Edi Ramës në pushtet do të ishte një ajsberg, atëherë ato që renditëm më lartë do të ishin vetëm maja e tij.

Kjo është e shkuara e retushuar, jo vetëm e Edi Ramës në këto 8 vite, por edhe e Shqipërisë dhe qeverisjes së saj.

Me çfarë do ta blejë?!;

Me Para; ndërkombëtarë; lëshime nga pushteti absolut që ka, apo me të tria bashkë?!

/Po.Ho

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 29 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.