Abazhuri i shtrenjtë në zyrë? Rama: Është i kohës së Italisë dhe ka qenë aty ka 80 e kusur vite

Ndjekësit në facebook, kanë komentuar edhe për abazhurin mbi tavolinën e punës së kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë sqaron se abazhuri është i kohës së Italisë dhe ka aty më shumë se 80 vite.

Alfred Hidri: Ama abazhuri bukur mbrapa si puna stufës! Dhe pastaj ke të drejt që frikësohesh prej protestave! Dhe bën moral qe duhet me sakrifikua prej luftës.

Edi Rama: Alfred Hidri “abazhuri” është i kohës se Italisë dhe ka qenë aty ka 80 e kusur vite, prandaj them që paturpësia e paditurisë është armiku me i madh i këtij kombi, sepse të jetë njeriu i paditur është krejt e natyrshme, s’mund t’i dimë të tera, po ama mësojmë para se të flasim për diçka qe nuk e dimë, por të jete paturpësisht i paditur do të thotë të mos shikoje, dëgjojë, kuptojë, po vetëm të flasë me krenari budallallëqe, duke sharë, përqeshur, akuzuar të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?