Abilekaj: Protesta humbi vrullin e fillimit, por tregoi pakënaqësinë e shumicës së shqiptarëve
Analisti Enton Abilekaj, thotë se ndërsa ndodhemi në ditën e 51, protesta ka kaluar në një fazë të re, ku pjesëmarrja dhe energjia e ditëve të para janë zbehur. Sipas tij, lëvizja në fillim përfaqësoi një pakënaqësi të gjerë shoqërore ndaj klasës politike dhe krijoi shpresën për një alternativë jashtë partive tradicionale.
“Po të analizosh 50 e ca ditë është e vështirë. Fillimi ishte ndryshe, vijoi ndryshe dhe tani është fazë tjetër, nuk e dimë ende, është fazë pushimi, reflektimi, apo faza që i jep fund protestës. Ajo fryma dhe pjesëmarrja e fillimit nuk është më. Nuk jemi më te të rinjtë, ata të shtresës së mesme, që krijuan trendin që të gjithë e kishin zili.
Ai trend krijoi edhe te punonjësit e administratës, që shanin protestën në Facebook, krijoi dëshirën e madhe të maskoheshin për të vajtur në protestë. Ajo protestë përfaqësonte një shumicë absolute në Shqipëri. Një shumicë që mund të jetë edhe votuese e partive politike, por u ka ardhur në majë të hundës me këto parti politike. Panë aty një mundësi”.
KOHA JONË SONDAZH

