Abortet në Shqipëri, raporti shqetësues tregon se kryesojnë 18-vjeçaret

Bota po diskuton prej kohësh çështjen e abortit, ndikuar edhe nga situata në SHBA, del që abortet në Shqipëri po kryen nga adoleshentët. Sipas Institutit të Statistikave, te vajzat 18-vjeçare ndodhin 140 ndërprerje shtatzënie për çdo 1 mijë lindje të gjalla.

“Kryesisht, shkak është mosha e re”, thotë gjinekologu Ernald Zeqja. “Nuk janë të përgjegjshëm, nuk e shikojnë veten si baba ose nënë e ardhshme. Kryesisht janë vendime që merren nga të dy partnerët”.

Ulja e moshës së kontaktit seksual është sipas mjekëve gjinekologë një tjetër arsye e shtimit të aborteve te vajzat adoleshente.

“Me hapjen, me lirinë që ne kemi këto vite, patjetër që kjo moshë është ulur. Dhe kjo ka edhe problemet e veta. Një gjë tjetër që vërej është mungesa e informacionit. Dikur kishte shumë organizata që merreshin me informimin mbi kontracepsionin. Tani nuk ka”.

SHKARKO APP