Abuzime me tenderat, procedohen penalisht 3 punonjës të universitetit

Tre punonjës të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, po procedohen penalisht, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat e universitetit.

Mësohet se kancelari E.H, drejtori ekonomik F.Q, dhe drejtoresha juridike e Universitetit F.S, po procedohen në gjendje të lirë, pasi janë kallëzuar nga shefja e shërbimit të Universitetit.

Sipas kallëzimit penal, të depozituar nga shefja e shërbimit të universitetit, 3 punonjësit kanë falsifikuar dokumentet e tenderave, me qëllim përfitimi.

Momentalisht nuk ka të dhëna të sakta rreth tenderave për të cilat akuzohen 3 punonjësit e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

SHKARKO APP