Abuzimi seksual me të miturën, Rama: Po dhunoni njësoj edhe ministren time

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend lidhur me ábuzimin e një vajze të mitur nga roja i shkollës në Babrru. Rama tha se kjo nuk është hera e parë që një krim i tillë ndodh në vendin tonë, dhe u kujdes që të merrte në mbrojtje ministren e Arsimit Besa Shahini, që sipas tij po dhùnohej publikisht njësoj si dhe vetë 15-vjeçarja në Babrru.

Pjesë nga fjala e Ramës: Nuk është hera e parë që ndodh për fatin tonë të keq, u kalua në ábuzim që nuk është në nivelin e ábuzimit trupor, por është në dhùnimin e nivelit psikologjik të një trupi të tërë. Janë deputete, janë analistë, e marrin víktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre, është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Atë víktimë që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që kanë është ti ruhet anonimiteti.

Pseudopolitikë, pseudonjerëzor, është fatkeqësi që të shohësh sesi një víktimë e dhùnës ndaj një të miture përdoret në këtë farëfeje. Unë nuk vë në dyshim që një pjesë e këtyre njerëzve të kenë ndjerë vërtet keqardhje, u them të gjithëve atyre që e kanë kthyer víktimën në shkop për tiu rënë të tjerëve, që ju jeni ridhùnues të asaj fatkeqe, dhe nga ana tjetër unë nuk besoj një sekondë të vetme, që ata që dhùnojnë publikisht ministren, që është një grua, e kanë hallin e vërtetë te ajo vajzë. Nuk mund të mbrosh një víktimë, duke sulmuar një grua tjetër.

Kisha Katolike ka prej vitesh që ka hyrë në një përballje me pe dofilinë, kardinalë, peshkopë të të gjitha nivelet, janë të përfshirë në skandale sèksuale, dhe kjo gjë që e ka goditur në mënyrë shumë të egër vetë Kishën, nuk ka qenë një arsye për të rrënuar vetë Kishën. Këtu víktima është marrë dhe është bërë paçavure, është bërë poster, dhe jam i sigurt që asnjë nga këta që flasin nuk ka shkuar që ta takojë atë vajzë.

Çfarë duan këta që ministrja të dalë dhe të flasë për rastin në publik, apo të dalë dhe të marrë masat siç duhet. Ábuzuesit e këtyre víktimave janë prindërit, njerëz shumë të afërt me ta, apo siç janë mësuesit e tyre, siç janë priftërinjtë që ti shkon dhe fal mëkatet, prandaj këto krime janë shumë të vështira për tu kapur.

SHKARKO APP