Acari mbërthen Tiranën, e premtja dita më e ftohtë, temperaturat deri në -11 gradë

NBë fund të javës së parë të janarit pritet që vendin ta pushtojnë temperatura me disa gradë nën zero dhe përjashtim nuk bën as kryeqyteti, Tirana. Këto temperatura nuk ishin regjistruar vitet e fundit në kryeqytet, sipas të dhënave meteorologjike pritet që të jetë e premtja dita më e acartë në Tiranë ku temperaturat do të shkojnë deri në -11 gradë celsius.

Dhjetëditëshi i parë i 2017-ës do të karakterizohet nga temperatura shumë të ulëta ato do të jenë më të theksuara të premten, të shtunën dhe të dielën.

Pavarësisht se ato sillen nga -3 deri në -11 ndjeshmëria e të ftohtit është edhe më e madhe në zonat e ulëta dhe bregdetare për shkak të lagështirës së ajrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që i ftohti të ndjehet të paktën 4 gradë më shumë se sa shënon termometri. Pra nëse është -11, ndjeshmëria është si të jetë -15.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?