Acari përfshin Adriatikun, pezullohen lundrimet Bari-Durrës. Kapiteneria-peshkarexhave: Mos dilni në det
Era është me shpejtësi 70km/h me drejtim verilindje, ndërsa deti mbi 7 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e trageteve drejt Durrësit. Ndërkohë, dy tragetet e planifikuara për tu nisur mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit do të nisen sipas orarit të programuar, pasi në krahun tonë nuk është e njëjta situatë.
Nga Kapitaneria e Durrësit janë lajmëruar të gjitha anijet tregtare dhe peshkarexhat të qëndrojnë në vendstrehime të sigurta për shkak të motit të keq me erë të fortë.
/BW

