”E gjeti shesh, e bëri përshesh”, Koka dhe Spahiu përplasen për Vlorën Hysenin. Duma: Rama pse e vendosi në SHISH?

Një debat i fortë është zhvilluar në studio mes gazetarit Bledian Koka dhe juristit Kreshnik Spahiu, teksa diskutonin për figurën e Vlorës Hyseni dhe rolin në strukturat e sigurisë në Shqipëri dhe Kosovë. Spahiu e cilësoi situatën rreth Hysenit si tregues të problemeve të funksionimit të institucioneve të sigurisë në dy vendet shqiptare. “Vlora Hyseni është simboli i dështimit të dy shteteve shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, që nuk kanë mësuar ende se një shtet i fortë fillon nga shërbimi sekret”, tha Spahiu.

Ai përmendi gjithashtu të kaluarën e Hysenit në Kosovë. ”Atë e përzunë nga Kosova, e shkarkuan”. Në debat u ngrit edhe çështja e emërimeve në institucionet e sigurisë. Spahiu argumentoi se drejtuesit e shërbimeve sekrete në Shqipëri dhe Kosovë janë ndikuar historikisht nga preferencat politike.

Gazetari Bledian Koka e kundërshtoi qasjen e Spahiut, duke argumentuar se përgjegjësia nuk duhet të fokusohet te individi. “Vlora Hyseni e gjeti shesh e bëri përshesh. Është një viktimë e sistemit”, tha Koka. Ai vijoi duke kritikuar diskutimin rreth moshës së Hysenit dhe duke e zhvendosur fokusin te mënyra se si funksionon sistemi. “Ti merresh me hormonet e një 29-vjeçareje. Aty ku e mbajte para 2013, aty është problemi, jo si ndryshoi pas 2013”, deklaroi Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moderatorja Grida Duma e sfidoi Spahiun lidhur me mënyrën se si individë të caktuar bëhen faktorë brenda sistemit. “Edi Rama e gjeti, ku e gjeti dhe e vendosi në shërbimet e saj. Pse, çfarë pati? Ne akoma nuk e dimë”, tha Duma. Spahiu këmbënguli se emërimet në strukturat e sigurisë janë ndikuar nga politika, duke përmendur edhe lidhjen me ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Shefat e shërbimit sekret në të dy shtetet janë preferenca partiake. E partisë, ishte Hashim Thaçi e PDK-ja”, u shpreh Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 469 (10.5%)
Jo 4007 (89.5%)

Vota totale: 4476