Acarohen marrëdhëniet me Rusinë, Bushati thërret Ambasadorin: Po na bëni shantazh

 

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë z. Aleksander Karpushin, u thirr sot në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. MPJ i shprehu Ambasadorit pakënaqësinë e palës shqiptare dhe i kërkoi sqarim lidhur me deklaratat për shtyp të para pak ditëve të MPJ-së ruse, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

"MPJ e Republikës së Shqipërisë i konsideron deklaratat e MPJ-së ruse të papranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve sovrane të Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni, destabilizuese. Këto deklarata përbejnë një shantazh dhe nuk i shërbejnë aspak klimës konstruktive në rajon e aq më pak parimeve të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, dhe çdo deklaratë shantazhuese e Rusisë do të shihet veç përmes këtij prizmi",- thuhet në njoftim.

Sipas MPJ, "Ambasadorit  iu theksua se  Federata Ruse duhet të shohë realitetin në sy në Ballkanin Perëndimor, ku  pavarësia e Kosovës përben një kontribut të qenësishëm për të ardhmen demokratike dhe stabilitetin rajonal".

SHKARKO APP