Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Adam Smith, humanisti që hodhi themelet e një Akropoli, mbi të cilin ndërtohet gjithë ekonomia moderne

Aktualitet E enjte, 17 Korrik 2025 16:10
Adam Smith, humanisti që hodhi themelet e një Akropoli, mbi të cilin ndërtohet gjithë ekonomia moderne
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NE PERVJETORIN E NDARJES NGA JETA TE ADAM SMITH

Nga Albert Vataj

Në thellësinë e periudhës së hershme moderne, kur Europa përjetonte përplasjen mes dritës së iluminizmit dhe hijes së strukturave feudale, u ngjiz një diskurs i ri, një fije e artë që lidhte filozofinë me ekonominë. Kjo fije nuk ishte veçse përpjekja për të kuptuar dinamikat e pasurisë, të pronës dhe të shkëmbimit, për të shpjeguar rregullat e lojës që i përshkonin kombet, tregjet dhe individët. Në këtë ligjërim të madh, ndërthuren zëra që nga Koperniku i hapësirave kozmike deri tek Jean Bodin, Hobbes-i i politikës, Locke i të drejtave të njeriut, Rousseau i kontratës shoqërore, Montesquieu i ligjeve, Hume i skepticizmit dhe Condillac-u i perceptimit të ndjesive. Secili prej tyre, në mënyrën e vet, preku një nyje të këtij rrjeti të madh, natyrën e pronës, moralin e tregtisë, drejtësinë e shpërndarjes, rolin e shtetit dhe lirinë e individit.
Në këtë pasuri idesh, ekonomia nuk ishte ende një shkencë e ftohtë, por një bashkëbisedim i ngrohtë mbi dinjitetin njerëzor dhe të mirën e përbashkët. Ajo shihte jo vetëm shifrat e fitimit, por dhe zemërimin ndaj pabarazisë, nuk kufizohej në teorinë e çmimeve, por vështronte shpirtin moral që i lidhte njerëzit në një shoqëri. Kjo është arsyeja pse etërit e ekonomisë shpesh vijnë nga gjiri i filozofisë morale dhe teologjisë, ku pyetja mbi “të drejtën” dhe “të mirën” paraprin pyetjen mbi “të dobishmen”.
Në këtë panteon idesh, figura e Adam Smith-it qëndron si një akropol, mbi të cilin ndërtohet gjithë ekonomia moderne. “Kërkime mbi natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve” nuk ishte thjesht një libër i rëndomtë, por një manifest i një bote në lindje, një botë ku pasuria nuk ishte më privilegj i pakicës feudale, por produkt i punës, i tregtisë, i lirisë së zgjedhjes dhe i një rendi të padukshëm që përshkonte interesat vetjake dhe i shndërronte në të mira të përbashkëta.
Smith e kuptoi se pas çdo transaksioni të vogël qëndron një moralitet i fshehtë, dëshira për t’u parë nga tjetri me sy të mirë, për të fituar respekt, për të ndërtuar një jetë më të mirë. “Teoria e ndjenjave morale” e tij është dëshmi se, përpara se të bëhej ekonomist, Smith ishte një humanist, një vëzhgues i hollë i natyrës njerëzore, një shpjegues i asaj “simpatie” që na bën të kujtojmë se nuk jemi ishuj të izoluar, por pjesë e një oqeani të përbashkët shoqëror.
Në këtë kuptim, Smith nuk është vetëm babai i ekonomisë politike, por edhe arkitekti i një vizioni ku tregu, morali dhe historia ecin dorë për dore. Ai na mëson se tregu nuk është një kafshë e egër që duhet frenuar me zinxhirë të hekurt, por një mekanizëm i ndjeshëm që kërkon kuptim, drejtësi dhe përgjegjësi. Dorën e padukshme ai e pa jo si një dorë të verbër, por si një vegim të një rendi të lartë ku interesi personal, kur përthithet nga simfonia e shoqërisë, prodhon pasuri për të gjithë.
Historia e ekonomisë, e shikuar përmes lenteve të Smith-it, është historia e një bote që përpiqet të pajtojë natyrën me arsyen, individin me komunitetin, të mirën personale me të mirën e përbashkët. Kjo është arsyeja pse edhe Karl Marksi, me gjithë kritikën e tij ndaj kapitalizmit, e lexoi dhe u mbështet mbi Smith-in. Ai kuptoi se tek Smith gjendej jo vetëm anatomia e rendit të ri ekonomik, por edhe farat e një reflektimi më të thellë mbi padrejtësitë dhe tensionet që ky rend mbartte.

Smith-i na kujton se ekonomia nuk është një matematikë e ftohtë, por një filozofi e jetës së përbashkët. Ajo pyet: Çfarë do të thotë të jesh i pasur? A është pasuria vetëm grumbullim gjërash, apo një rrugë për të ushqyer mirësinë, dijen, përparimin? Ai përgjigjet me një vizion që tejkalon shekujt: pasuria ka vlerë vetëm kur bëhet pjesë e një procesi të përmirësimit moral dhe shoqëror.
Kështu, në çdo debat modern mbi tregun, kapitalin dhe drejtësinë sociale, zëri i Smith-it dhe i etërve të tij filozofikë tingëllon ende i gjallë. Ata na ftojnë jo thjesht të matim pasurinë, por të matim shpirtin e një kombi, të kuptojmë se ekonomia është, në thelb, një diskurs mbi njeriun, mbi të drejtat e tij, mbi përgjegjësitë e tij dhe mbi ëndrrën për një botë më të drejtë dhe më të pasur për të gjithë.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 22 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 38 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Cili ishte Adam Smith?
Adam Smith u lind më 5 qershor 1723 dhe u shua më 17 korrik 1790. Ishte një ekonomist dhe filozof skocez , i cili ishte një pionier në fushën e ekonomisë politike dhe figurë kyçe gjatë Iluminizmit Skocez . I parë nga shumë si “babai i ekonomisë” ose “babai i kapitalizmit “, ai njihet kryesisht për dy vepra klasike: Teoria e Ndjenjave Morale (1759) dhe Një Hetim mbi Natyrën dhe Shkaqet e Pasurisë së Kombeve (1776). Kjo e fundit, shpesh e shkurtuar si Pasuria e Kombeve , konsiderohet si magnum opus i tij , duke shënuar fillimin e studimeve moderne ekonomike si një sistem gjithëpërfshirës dhe një disiplinë akademike. Smith refuzon të shpjegojë shpërndarjen e pasurisë dhe pushtetit në terma të vullnetit hyjnor dhe në vend të kësaj i apelohet faktorëve natyrorë, politikë, socialë, ekonomikë, ligjorë, mjedisorë dhe teknologjikë, si dhe ndërveprimeve midis tyre. Vepra është e shquar për kontributin e saj në teorinë ekonomike, veçanërisht në shpjegimin e konceptit të avantazhit absolut .
Smith studioi filozofi sociale në Universitetin e Glasgout dhe në Kolegjin Balliol në Oksford, ku ishte një nga studentët e parë që përfitoi nga bursat e vendosura nga John Snell. Pas diplomimit, ai mbajti një seri të suksesshme leksionesh publike në Universitetin e Edinburgut , që u pritën me vlerësime të larta. Kjo çoi në një bashkëpunim me David Hume gjatë Iluminizmit Skocez. Smith mori një pozicion profesori në Glasgou, ku dha mësim filozofi morale. Gjatë kësaj periudhe, ai shkroi dhe botoi Teorinë e Ndjenjave Morale . Më pas, ai mori një pozicion mësimor që lehtësoi udhëtimet në të gjithë Evropën, ku u takua me figura intelektuale të epokës së tij.
Në përgjigje të politikës mbizotëruese të mbrojtjes së tregjeve dhe tregtarëve kombëtarë përmes reduktimit të importeve dhe rritjes së eksporteve, një praktikë që u njoh si merkantilizëm , Smith hodhi parimet themelore të teorisë klasike ekonomike të tregut të lirë . Pasuria e Kombeve ishte një pararendës i disiplinës akademike moderne të ekonomisë. Në këtë dhe vepra të tjera, ai zhvilloi konceptin e ndarjes së punës dhe shpjegoi se si interesi vetjak racional dhe konkurrenca mund të çojnë në prosperitet ekonomik. Smith ishte i diskutueshëm në kohën e tij dhe qasja e tij e përgjithshme dhe stili i shkrimit shpesh satirizoheshin nga shkrimtarë të tillë si Horace Walpole .

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Adam Smithalbert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Tani

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 22 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 25 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 27 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.